Basha: SPAK të nis urgjentisht hetimet për aferën 400 milionë euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri sot thirrje SPAK që “të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milionë euro të mafias së plehrave”.

“Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionë, ose të japin dorëheqjen”, u shpreh Basha në një bashkëbisedim me gazetarët.

Basha tha se, “nga 75 milionë euro që u janë dhënë inceneratorëve, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to”.

Basha theksoi se, plani me 5 pika është përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë.

“Plani me 5 pika nuk është përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit”, tha ai.

Basha nënvizoi se, plani me 5 pika, bën që paratë e taksapaguesve të përdoren për t’u përballur me krizën e thellë shëndetësore e ekonomike, jo për impiantet.

Basha gjithashtu i shprehu ngushëllimet të gjithë familjeve të viktimave të COVID-19.

“Shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre”, tha ai.

“Me urdhra për të vënë maska dhe larë duart, duan të lajnë duart nesër kur infeksioni të shkaktojë më shumë viktima. Përgjegjësia e qeverisë është që të ndihmojnë njerëzit pa ardhur më e keqja”, tha ai.

Basha u shpreh se plani me 5 pika parashikon rritjen e numri të testimeve në 2500 në ditë.

“Plani me 5 pika parashikon mbulimin e paketës së mjekimit ambulator për të sëmurët në shtëpi”, shtoi Basha.

Gjithashtu ai theksoi se, plani me 5 pika parashikon sigurimin e pajisjeve spitalore dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët e familjes dhe spitalet rajonalë.

Basha theksoi se, “dy spitale me COVID janë në kolaps total, spitalet rajonale nuk janë gjëkundi”. 

Share This Article