Basha takim me delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi sot delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.

Ai thekson se në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shprehet Basha.1 nga 3  

Share This Article