Basha takim me ekspertët për përballimin e situatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa nga ekspertët e vendit në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Pjesë e këtij takimi janë personalitete si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi.

Sipas Bashës Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.

“Një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti i Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve”, njofton PD./TCH/

Share This Article