Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot edhe një takim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me të cilët ka ndarë shqetësimin për emigrimin e rinisë.
Po ashtu, në takim u trajtua mësimi online në kushtet e pandemisë, që sipas pedagogëve të pranishëm përbën dështim, pasi është shumë i lodhshëm për pedagogët, por nuk jep rezultatin e duhur tek studentët.
Pasi u njoh me shqetësimet që u ngritën, kreu i opozitës tha se dështimi i arsimit e ka zanafillën që nga ligji aktual për arsimin. Për këtë ai u zotua se qeveria e dalë nga vota e 25 prillit, vendimi i parë që do të marrë është anulimi i këtij ligji dhe vënia në funksion të autonomisë universitare. Ai gjithashtu premtoi rishikimin e pagave të pedagogëve.
“Padiskutim që ligji aktual për arsimin e lartë është një nga arsyet e shkatërrimit të arsimit të lartë. Edhe tani që flasim akoma nuk kanë dalë të gjitha VKM-të. Janë mbi 37 VKM dhe akte që duhet të dilnin në zbatim të ligjit dhe për juristët e të drejtës publik në veçanti momentin që i thua që një ligj ka nevojë për 30 vendime të Këshillit të Ministrave ai vetëm ligj s’është”, u shpreh Basha.
“Anulimi i ligjit do të shoqërohet natyrisht me një ligj të ri të cilit janë hedhur piketat që do të bëhet në bashkëpunim me botën universitare shqiptare dhe në përputhje me normat dhe parimet e universiteteve europiane, ku do të dominoj autonomia universitare, shtytje dhe nxite e kërkimit shkencore dhe financimi i kërkimit shkencor nga shteti. Sot kemi buxhetin më qesharak në Ballkan, nuk krahasohemi me Kosovën për kërkimin shkencor. Më shumë bën një darkë te Nusret-i se sa kërkimi shkencor pёr tё gjithё Shqipërinë”, tha Basha.
E njëjta gjё, vijoi ai, vlen edhe pёr pagat e pedagogëve.
“Ndryshimi apo mё mirё tё themi, miratimi i njё ligji tё ri ku qendrore ёshtё autonomia universitare, ku qendrore ёshtё performancën dhe nxitja e performancёs pёrmes mendimit, ku qendror ёshtё roli i pedagogut, ku qendror ёshtё llogaridhënia e universitetit nё bazë tё performancёs dhe nё bazë tё rënkimit tek taksapaguesit shqiptar. Dhe po kёshtu qendror ёshtё asnjё bir e asnjё bij shqiptari nuk mbetet pa universitet, pёr shkak tё kushteve ekonomike apo pёr shkak tё pengesa tё tjera tё sajuara, cilado tё jenë”, tha Basha.