Basha takon ambasadoren Kim: Opozita e fortë është thelbësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se në këtë takimin është diskutuar për çështje të ndryshme, të tilla si lufta ndaj korrupsionit dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Takimin e ka bërë publik vetë ambasadorja amerikane përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: 

Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer për disa çështje, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, për të luftuar korrupsionin, investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë. 

Share This Article