Basha takon ambasadorin e Japonisë: PD mbështet investimet japoneze dhe turizmin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki.

Kryedemokrati thotë se Japonia ndër vite e ka ndihmuar Shqipërinë në sektorë të ndryshëm, ndërsa shton se Partia Demokratike do të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në mënyrë të veçantë në investimet japoneze.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. @pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shprehet Basha.

Share This Article