Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Sukth të Durrësit. Basha ka parë më nga afër situatën që banorët ndodhen pas përmbytjeve të fundit.
Basha shtoi se për shkak të situatës ku ndodhen ka faj qeveria e cila shkon për darka në vendet më luksoze të Emirateve, duke prekur kështu darkën e ministrave në Dubai. Ndër të tjera ai bën të ditur se qeveria i ka të gjitha mundësitë që të ndihmojë për të ndihmuar për përmbytjet mirëpo asgjë nuk është bërë nga ana e tyre.
‘Sot janë pakësuar reshjet, duhet urgjentisht të merren masat, problemi është që mungesa e investimeve kanë sjellë në këtë gjendje. Dhe faturën e kripur e paguani ju, është e pafalshme, e papranueshme. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë ministrat shtrohen në lokalet më luksove të Emirateve. Qeveria duhet të mendojë për ju, jo për veten. Nuk ka asnjë arsye që të mos ju vijnë në ndihmë, për ujë të pijshëm për medikamente, për ndihmë ushqimore, kjo është një zonë e varfër, zonë që përmbytet sa herë që bie shi. Me nje qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë për ti parandaluar këto. Këtu kam qënë, ka ardhur pas meje ka thënë do i rregullojmë. E njëtjta situatë kudo, në Lezhë, si para 3 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin sa fillojnë zgjedhjet. Qeveria i ka të gjitha mundësitë.’- u shpreh Basha.
Banorët treguan se kanalet në fshat nuk janë pastruar prej vitesh e se kanë qenë vetë ata që kanë mbledhur para për të investuar në infrastrukturë.
‘Kanalet nuk janë pastruar prej vitesh.Vetë komuniteti ka mbledhur lekë për të investuar në insfrastrukturë. Po nuk u punua përpara se të nisin reshjet, nuk ka vlerë puna pas përmbytjes.Investimet kanë mbetur në mes.’-tregon një banor i zonës.