Basha takon komunitetin shqiptar në Britani të Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbajë takim me komunitetin shqiptar në Britani të Madhe. Takimi mbahet më 17 maj, në ora 19:00

Vizita e Bashës në Britani realizohet me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë. Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjesë në takimin që lideri i opozitës shqiptare Z. Lulzim Basha do të mbajë me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare që do të zhvilloje me ftesë të Partise Konservatore dhe Parlamentit Britanik.

Në keto momente të rëndësishme për demokracine dhe kombin shqiptar, Z. Basha e është i lumtur të ndajë me neve vizionin e tij për një Shqiperi Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, perfshi edhe atyre në diasporë, do të jetë aktiv, i vlerësueshem dhe gjithpërfshires. Takimi do të mbahet në adresën, datën dhe orën e mëposhtme: Tuke Hall Regent’s University London, Inner Circle, Regent’s Park, London NË1 4NS E Premte, datë 17 Maj 2019 Ora: 19:00

Për çdo informacion, mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 07792 097 132 ose e-mail: naimhsa@hotmail.com

Share This Article