Basha takon krerët e partive opozitare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarët e partive të koalicionit opozitar.

Pas përfundimit të takimit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe shtoi se koalicioni me PD-në është funksional.

“Nesër në orën 11: 00 do të zhvillohet takimi me presidentin e Republikës, për t’i paraqitur këtë platformë, e cila mendohet nga ana jonë se përbën një bazë të mirë për të nisur përpjekjen nga të gjitha palët dhe për të arritur konsensusin e domosdoshëm që kërkon realiteti i rënduar politik në vend”, tha ai. 

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk pranoi që të jepte një deklaratë për media, duke i qëndruar pohimeve të disa orëve më parë.

PD ka propozuar një platformë me 12 pika, që janë diskutuar nga opozita. Në Platformën e PD-së parashikohet ndërhyrja në kushtetutë dhe kërkon përcaktimin e një dispozite tranzitore për krijimin e një qeverie kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve.

Kurse, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka deklaruar se kanë qëndim të njëjtë kashi situatës politike, ku ka kërkuar largimin e Ramës nga qeveria.

“Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër. 

Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.  

Share This Article