Basha takon naftëtarët e Ballshit: Pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me naftëtarët në Ballsh, të cilët kanë hyrë prej ditësh në grevë urie, si rruga e fundit për të kërkuar pagat e tyre të papaguara.

“E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti”, tha Basha.

Kreu i PD-së u shpreh se “kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit”.

Sot, shtoi Basha, është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve.

“Ballshi, si një ndër zonat më të pasura me burime natyrore, do të duhej të ishte qendër e një rajoni të zhvilluar dhe jo një zonë ku qytetarët nuk sigurojnë dot ushqimin e fëmijëve dhe ilaçet e tyre”, tha Basha./Atsh/

Share This Article