Basha takon shefen e misionit të OSBE-ODIHR

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me  shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek.

Në takimin që zgjati më shumë se 90 minuta të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi e Ivi Kaso.

I pyetur nga gazetarët për ata që kërkojnë largimin e tij nga Partia Demokratike, Basha tha se, “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Pas takimit, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso tha se dosja me prova që po mblidhet do t’i dërgohet krahas partnerëve edhe organeve të drejtësisë.

“Besojmë që janë materiale që çojnë në procesin e rinumërimit dhe rivlerësimit. Sigurisht që është e hapur mundësia që në varësi se çfarë do të zbulohet nga materialet zgjedhore dhe nga procesi ankimor që të kërkohet përfundimisht pastaj rekuperimi në çfarëdolloj forme i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave që në Kodin Zgjedhor ekzistojnë”, tha Kaso.

Share This Article