ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 11 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 11 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 16 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 16 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Të flaket iluzioni për bashkëpunim demokratik me Ramën

albnews by albnews
17 June, 2019
in Albania
0
Basha: Kriminelët, drogën, krimin në politikë nuk i solla unë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përgjimet e fundit të dosjes 184, të publikuara në gazetën gjermane “Bild”, kryeopozitari Lulzim Basha i konsideron konfirmim të drejtësisë së kauzës dhe rrugës që ka ndjekur opozita.

Ai theksoi se të gjithë ata që kishin iluzionin për bashkëpunim demokratik me kryeministrin Edi Rama, sot duhet ta flakin tutje.

RelatedPosts

Historia e Valjeros, 18-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksidentin me makinë të vjedhur gjatë ndjekjes nga policia në Itali

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

“Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Basha i konsideron vendime të duhura largimin nga Parlamenti dhe braktisjen e zgjedhjeve lokale.

“Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se “me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime.”

“Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standarti: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje”, tha Basha.

Por ndonëse përgjimet në ‘Bild’ i konsideroi konfirmim të kauzës, Basha tha se ndihet keq dhe i trishtuar nga kjo situatë.

“Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull. Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm –  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”, tha ndër të tjera kreu i opozitës.

Në fund, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 21 qershorit, të cilin e quajti manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve./TCH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result