Basha: Të jemi gati për një valë të dytë Covid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i propozon qeverisë Rama që në vjeshtë vaksina për gripin të jetë falas, në kushtet kur me ardhjen e shtatorit, Shqipëria do të duhet të bëhet gati për një valë tjetër të koronaviruit.

 “Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!”, shkruan Basha. 

POSTIMI I PLOTË:

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19. Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!

Share This Article