“Basha të largohet”, Shehi: Duhet një front i gjerë antiqeveritar si në vitet ‘90

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Unë mendoj se Basha duhet të ikë, duhet të kishte ikur me kohë. Me këtë qëndrim që kam, unë bëj më shumë armiq se miq. Unë kam propozuar një hark të madh, një front të madh antiqeveritar. Nuk mund të presim ne se kur do t’i vijë dita Bashës”.

Kështu u shpreh në Dita Jonë mëngjesin e së enjtes deputeti Dashamir Shehi teksa foli për rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 marsit dhe të ardhmen e Lulzim Bashës në politikë. Shehi theksoi se rezultatet e Bashës kanë qenë vetëm në rënie dhe ai nuk mund të shkojë më te fitorja.

“Kjo është e dëmshme dhe ai mendoj se e kupton që nuk mund të fitojë më në këtë ambient. Ai ka ikur vetëm mbrapsht”.

Por kush është mund ta drejtojë partinë më të madhe opozitare? “E kam të vështirë këtu, por ka shqiptarë sa të duash. E provojnë zgjedhjet administrative që do të vijnë. Një lider sot për sot është edhe Bardh Spahia, një lider është ai.

I ka dalë për zot dhe është kryetar i një qyteti të madh. Ai është sipër ne të tjerëve. Këta janë liderët e rinj. Këtu do t’i kenë pas një viti, pas zgjedhjeve lokale. Basha është bërë i vogël tashmë”, u shpreh Shehi.

Share This Article