Basha: Të shokuar nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për përgjimet e BILD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera” kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se është i tronditur ashtu si shqiptarët, për mosreagimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild.

Basha është marrë në intervistë gjatë kronikës që Al Jazeera ka përgatitur mbi votimet që po mbahen në Shqipëri këtë të dielë.  Ai thotë se situata aktuale është e rrezikshme dhe mund të çojë në trazira civile.

“Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për provat që lidhin Ramën  me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë e rrezikshme, që çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur” – shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

Share This Article