Basha: Unë kryeministri i dijes dhe i ekonomisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë, por dhe i dijes” u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarë dhe pronarë të bizneseve në njësinë nr 4 në Tiranë paraditen e sotme

 “Qeveria ime nuk do të jetë vetëm e ekonomisë por edhe e dijes. Unë do jem kryeministër i dijes nuk do të toleroj injorancën  asa ata që e mbështesin injorancën në kurriz të studentëve.”

Gjatë takimit me qytetarët Basha u njoh me problematikat e tyre dhe u premtoi një qeveri që do kthejë sytë nga ata.

Tregtari: Punë s’kemi borxhe plot. Po e lëmë hapur dyqanin të marrim ndonjë lloj borxhi”

Basha: Nuk është faji juaj. Është faji i qeverisë që ka marrë paret e këtij populli e i ka futur në xhepat e tyre. Tani unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Do ta ndryshojmë do të kemi një qeveri që do të kthejë sytë nga njerëzit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim  nën sloganin “Shqipëria, Shtëpia që fiton”, zyrtarizuan më 1 mars 2021, marrëveshjen për  për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse do të garojnë të ndarë, diktuar nga ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor, qellimin e kanë të përbashkët,  Largimin e  Edi Ramës./Ora News/

Share This Article