“Opozitë miserabël?” Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka një përgjigje për kryeministrin Edi Rama i cili e etiketoi në këtë mënyrë opozitën.
Basha thotë se Rama qëllimisht bën batuta pa kripë me qëllim që të ikë vëmendja nga abuzimet dhe premtimet e pambajtura.
Po a do të ketë një përballje mes tyre?
Unë e kuptoj nerovizizmin dhe frikën e tij sepse realisht e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësi. I gjithë fjalori I tij vulgar sjellja e tij rrugaçërore ka një qëllim. Të më tërheqë mua nga nëj debat që është I zbrazët nga substance që të duke si kacafytje mes meje dhe atij. Në fakt unë nuk jam këtu për tu kacafytur me të. Kemi pasur një përballje në 2011 e kam mundur dhe prapë do ta mundur dhe prapë do tam und sa I takon egos personale.
Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë për të treguar përgjegjësitë që ky njeri ka për 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës ndryshe nga çdokush tjetër në rajon nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo ka ndodhur për arsyet e aferave të inceneratorëve dhe shumë të tjera. Rama nuk ka përgjigje për këto ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët, gjuhën e baltës dhe mashtrimet që bën ai dhe sejmenët e tij.
Basha ka dhe një mesazh për qytetarët
“Do shikoni cudira të tjera me shpresën që shqiptarët të harrojnë të vëtetat. Sa herë që sillet si klloun dijeni se ka future duart prapë në xhepat tuaj. Ka shtatë vjet që e bën këtë. Hap një konflikt këtu të gjithë turren pas konfliktit ky lidh kontratë vjedh naftën , bregdetin me një grusht oligarkësh.
Sa herë bën batuta pa kripë dijeni se planifikon të bëjë vjedhjen e radhës e mos prisni të kacafytem me të. Se nuk është luftë gjelash. Unë jam një model tjetër.Unë besoj tek mendja njerëzore dhe nuk mund tia shesësh sapunin për djath gjithë kohës. I ka dalë kallaji. Prandaj sa herë ta shihni që sillet si klloun, ose si I çmendur… Jo jo ai nuk është I çmendur ai është hajdut.
Çmendurinë e përdor që njerëzit të harrojnë premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet. Është spektakli I ditës ndërkohë që u vjedh shqiptarëve bukën e gojës.Është domosdoshmëri largimi një orë e më parë i kësaj qeverie“./Ora news/