Basha uron agjërim të mbarë: Sakrifica juaj u shndërroftë në bekim hyjnor për vendin dhe kombin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka  uruar besimtarëve myslimanë muajin e Ramazanit.

Në një postim në facebook, Basha shkruan: “Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Të hënën besimtarët myslimanë në mbarë botën do të nisin agjërimin në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët fillon mëngjesin e 6 majit dhe mbyllet mbrëmjen e 4 qershorit.

Share This Article