Basha uron besimtarët ortodoksë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, të cilët kremtojnë prej mesnatës festën e Pashkës.

“Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Ju uroj nga zemra të dashur miq, vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkën”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Basha.

Basha uron më tej që Zoti të bekojë shqiptarët dhe Shqipërinë, pikërisht në ditën kur kremtohet festa që shënon triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe së vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën.

Share This Article