Basha uron Ditën e Verës: Gëzuar qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Ditën e Verës përmes një postimi në facebook.

“Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!” shkruan Basha.

Ky është viti i dytë që Dita e Verës në vendin tonë, një festë mjaft e dashur për qytetarët, festohet nën masat anti-Covid.

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Share This Article