Basha uron Osmanin: I bindur se do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kyedemokrati Lulzim Basha përcolli urimet e tij drejtuar presidentes Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës

Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani!

Share This Article