Basha vazhdon vizitën në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha edhe sot vazhdon vizitën në Kosovë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Basha do të bëjë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Basha dje u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Share This Article