Basha: Vetëm rritja e testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenon virusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka falënderuar Bashkimin Europian për ndihmën ndaj Shqipërisë me dhurimin e 20 mijë testeve për COVID-19.

Kryetari i PD-së ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, duke deklaruar se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton  më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shprehet ai.

Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste, ndihmë kjo që do t’i shërbejë qeverisë në luftën e saj kundër infeksionit COVID-19.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se kitet e ofruara nga BE janë në rrugë e sipër dhe do të mundësojnë kryerjen e 20 mijë testeve për COVID-19.

Share This Article