Basha: Vetingu i politikanëve do zbrazë karriget që duan t’i mbajnë të salduara pas vetes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Tiranë. Basha u shpreh se kur hyri në sallë pa shpresë dhe të ardhmen e PD-së.

Basha tha se ka ardhur koha të ndajë fjalët nga veprat duke i bërë vend rinisë e duke larguar ata politikanë që mbajnë karriget me thonj.

Me fjalë gjithsecili është më i miri i botës, por janë veprat ato që përcaktojnë se sa të mirë jemi. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Si mund ta bëjmë? Nëse dikush që ka gjithë jetën në politikë nuk e lëshon karrigen, përkundrazi mbahet me thonj, nëse e mbajnë rreshtin e parë të salduar pas vetes, ata që nuk bien dakord për asnjë gjë, për një gjë bien dakord, mos lëshojnë karriget, bien dakord që mos bëjnë vetingun e politikanëve. Pse? Sepse po u bë vetingu shumë karrige do të zbrazen, ato karrige duhet dhe do të vijnë politikanë të rinj, rinia shqiptare që do t’i dalë për zot vendit”, tha Basha.

Sipas tij, pushteti pa masë dhe ka kufij korrupton pak. Më tej Basha tha se vendet më demokrate kanë vendosur kufi duke thënë jo më shumë se 2 mandate. Nëse nuk realizon dot atë që ke premtuar për 2 mandate atëherë ka ardhur koha t’i lësh vendin dikujt tjetër.

Share This Article