Basha: Vetingu në politikë, fund pandëshkueshmërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje sot që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, me vetingun në politikë.

Basha thekson se, duhet të pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve duke pasuruar veten e një grusht të vogël njerëzish.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë, sepse është vendi më i korruptuar i Evropës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjve që ëndrrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shprehet Basha.

Share This Article