Basha: Zgjedhje nuk ka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se po përgatit një grusht shteti kushtetues.

“Bashkimi ynë është i vetmi kushtetues, është detyra jonë të mos rrimë duarkryq, por të ndalojmë me të gjitha mënyrat këtë grusht shteti kushtetues, të cilin Edi Rama dhe krimi e mendojnë si alternativën e vetme për të mbajtur pushtetin e marrë me dhunë dhe për të vazhduar të grabisë shqiptarët e pafajshëm”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës ripërsëriti se zgjedhjet duhet të ndalen me çdo kusht që bashkitë të mos drejtohen nga kriminelë dhe të emëruar prej kriminelëve.

“Tani kërkon të çimentojë pushtetin e krimit duke shkelur Kodin Zgjedhor për të imponuar një proces fals, pa garë dhe kundër rregullave”, shtoi Basha.

Share This Article