Bashës i del kushëriri i Ramës: Asnjë nga fisi s’e voton, na mori në qafë, na vodhi pronat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Vlorë është përballur me një qytetar të indinjuar, i cili u prezantua si kushëriri i kryeministrin Edi Rama.

Më tej ai i tha kreut të opozitës se Rama i mori pronat, ia dha oligarkëve të tij.

“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë.

Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri. Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi. As nuk kam vjedhur, as nuk jam marrë me asgjë”, tha qytetari.

Sakaq, Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju”.

Share This Article