Një ditë pasi njoftoi dorëheqjen si nënkryetare e PD-së, Grida Duma u shpreh sërish sot në një konferencë për mediat se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi tani më nuk ka mbështetjen e gjysmës së deputetëve demokrat.
Ndër të tjera, Duma duket se nuk e sheh të mundëshëm një bashkëpunim me ish kryeministrin Berisha, për të cilin u shpreh se në qëndrimet e saj, ka deklaruar gjithnjë se PD duhet të ecë para dhe jo të shkojë pas.
“Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s’ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës.
Në kemi menduar si grupim apo pjesë e shtabit elektoral të Durrësit, që është jetike për qytetarët e Durrësit, të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës, të PD mbi një projekt që dikush e quan zhvillimor, por në fakt është krejtësisht i mbyllur, Porti i Durrësit do të thotë 81 ha, të cilat janë marrë dhe ia dhënë disa oligarkëve. Dhe duke mos patur transparencë dhe duke mos ditur se cfarë ndodh aty minimalisht, minimalisht afera më e madhe strategjike dhënia e Portit më të madh, që mban peshën e shkëmbimeve tregtare, duhet që opozita ta bëjë transparente dhe qëndrimi jonë ka qenë 81 ha t’i kthehen qytetarëve” u shpreh Duma.
Qëndron Basha pas kësaj afere?
Unë ju them cfarë ka ndodhur faktikisht, nuk nuk aludoj asgjë.
Do bashkëpunoni me Berishën?
Unë kam thënë se PD duhet të ecë para dhe jo të ecë pas.
Kur e kuptuat që Basha është dështim?
Nuk është çështja kur e kuptova besoj edhe juve si kushdo që ka pak logjikë, jep mundësi që ngjarjet të zhvillohen në kahun e duhur, të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duam ta cojmë partinë drejt suksesit, drejt perëndimit, i janë dhënë këto mundësi. Tani duhet të lexojmë që njerëzit nuk e kanë me vendimet, por me individët.