“Bashkë Fitojmë,” PD-PL dërgojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit zgjedhor “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Partia udhëheqëse është PL, ndërsa pjesë e koalicionit janë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Sot, deri në mesnatë, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit.

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD-së, të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor.

E enjtja do të jetë vendimtare për PD-në që njeh KQZ-ja, nëse do të regjistrohet si subjekt zgjedhor apo jo, ndërsa shkalla e vetme që mbetet për ankim është Kolegji Zgjedhor i Apelit.

Share This Article