Bashkë me Vitinë dhe Klinën, edhe Malisheva në karantinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se edhe Malisheva nga sonte është në karantinë.

Ky vendim erdhi pasi sot, u rrit në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva.

“Që nga mbrëme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisem për Viti dhe Klinë. Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbështetje me krejt fuqinë. Është tejet e rëndësishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne tërësi në mënyrë qe dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Hoti, duke shtuar edhe thirrjen “QëndroNshpi”. 

Share This Article