Bashkë por përballë njeri-tjetrit, si janë ulur në tryezë deputetët e Berishës dhe të Bardhit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, më shumë se 40 deputetë të opozitës mblidhen së bashku në një takim të thirrur nga Gazment Bardhi. 

Pas përçarjes për shkak të shpalljes së ish-kryeministrit non-grata që u pasua nga pezullimi i tij nga grupi parlamentar, 39 deputetë të listës së PD-së dhe 4 aleatë u mblodhën sot për të dalë me një qëndrim të përbashkët se si do të funksionojë ky grup në Kuvend. 

Megjithatë, pavarësisht se janë bërë bashkë, siç duket edhe nga fotot, deputetët e Berishës dhe ata të Bardhit janë ulur përballë njeri- tjetrit. Berisha qëndron me 13 deputetë në njërën anë të tryezës, ndërsa përballë tij është Gazment Bardhi me deputetët që i kanë qëndruar deri tani në krah dhe katër aleatët, Mediu, Dule, Duka dhe Shehi. 

foto galeri

Share This Article