Bashkëlojtari s’mund ta besojë që Shaqiri ka realizuar me kokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit te Lyoni, Jerome Boateng, s’po mundet të besojë se ylli shqiptar ka realizuar gol me kokë në përballjen që ky klub e fitoi ndaj Marseillet të martën.

Shtatshkurtri Shaqiri realizoi me kokë nga një distancë e konsiderueshme për të barazuar rezultatin, pak para se të asistonte për fitoren 2:1 të Lyonit

“Shaq a kam ëndërruar apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë ‘Përbindëshi i gjuajtjeve me kokë’”, ka shkruar Boateng në një postim në Instagram, pas fitores.

Ky ishte goli i dytë për Shaqirin në Ligue 1 me Lyonin, që kur u transferua nga Liverpooli në fillim të sezonit.

https://www.instagram.com/jeromeboateng/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2d42ca20-a541-495c-b872-67c596c085dc
Share This Article