Bashkëpunoi me fotografen gjermane, Bebe Rexha: Ishte ëndrra ime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bebe Rexha tashmë po korr suksese të mëdha në muzikë përfshirë këtu albumin e saj të fundit të quajtur, “Better Mistakes”.

Krahas projekteve muzikore, ajo së fundmi tregon se ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha.

Në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram, krijuesja e “Sacrifice” tregon se ka realizuar një fotosesion me fotografen gjermane, Ellen von Unwerth.

“Të punoja me Ellen von Unwerth ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha derisa po rritesha. Mbaj mend kur shikoja fotografitë e saj në internet dhe befasohesha gjithnjë”.

“Puna e saj me Rihannan janë disa nga fotot më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë. Faleminderit shumë Ellen që më keni fotografuar, më frymëzove dhe ishe absolutisht e mahnitshme. Shpresoj se ju e doni atë që kemi realizuar aq sa unë”, ka thënë ajo.

Share This Article