Mandati i kryesisë së Bashkësisë shqiptare në Montreal (The Albanian Association of Montreal, Quebec) po shkon drejt përfundimit të tij, duke hapur rrugën për një fazë të re të organizimit dhe përfaqësimit të komunitetit shqiptar në Montreal.
Pas një periudhe të suksesshme të udhëheqjes nga kryesia aktuale, komuniteti është gati të marrë një hap tjetër drejt zhvillimit dhe rritjes së veprimtarive të tij.
Bashkësia shqiptare në Montreal, i përbërë nga një grup i përkushtuar i anëtarëve të komunitetit deri tani (Noel Dedja, Emi Rizvanolli, Dori Naco, Patricia Cani, Emilio Dako, Olivia Daka) ndërmori një hap të rëndësishëm drejt organizimit dhe përmirësimit të veprimtarive të saj.
Rikthimi i shkollës shqipe Nënë Tereza, regjistrimi dhe frekuentimi i rregullt i fëmijëve shqiptarë në shkollë, festa e flamurit, nderimi i përvitshëm figurës së shenjtores Nënë Tereza pranë shtatores në Monk dhe aktivitete kulturore shenjuan kulmin e kryesisë aktuale drejtuar nga Noel Dedja.
Bashkësia shqiptare në Montreal fton të gjithë anëtarët e komunitetit të bashkohen në këtë iniciativë të rëndësishme dhe t’u drejtohet kryesisë së re me sugjerime dhe propozime për të promovuar dhe zhvilluar komunitetin shqiptar në Montreal.
Gjatë takimit të thirrur në piknikun e përvitshëm në Parc Angrignon, anëtarët e komunitetit shqiptar në Montreal do të kenë mundësinë të shprehin mendimet, ide të reja dhe synime për të përmirësuar veprimtaritë e komunitetit dhe të thellojnë lidhjet e tij me kulturën dhe identitetin shqiptar.
Kryesia e re do të krijojë strategjitë dhe planin e veprimit për të përcaktuar synimet dhe për të përmirësuar jetën e anëtarëve të komunitetit në Montreal.