Përmes një deklarate, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri me dije se policia bashkiake bëri një përpjekje për tu futur në Teatrin Kombëtar.
Sipas, Aleancës, rreth orës 17:00, një grup prej 20 personash, 5 policë bashkiake dhe 15 civilë, beri përpjekje për të hyre në godinën e Teatrit Kombëtar, me qëllim lirimin e pronës së bashkisë Tiranë.
Ndërkohë, aleanca shton se në ambientet e Teatrit ishin disa qytetarë, ndërsa dhjetëra të tjerë nxituan për të shkuar te Teatri në mbrojte të tij.
Deklarata e Plotë:
Sot, me 13 maj 2020, ora 17:00, një grup prej 20 personash, 5 police bashkiake dhe 15 civile, beri përpjekje për te hyre ne Teatrin Kombetar. Synimi ishte sjellja e aktit per lirim te prones se bashkise Tirane.
Ne teater ndodheshin tre aktiviste te cilet e zmbrapsen kete grup, nderkohe me dhjetera qytetare vrapuan drejt Teatrit per te siguruar nje mbrojtje me te mire.
Ky sulm ndodh ne nje kohe kur Presidenti i Republikes po ben gati kerkesen per Gjykaten Kushtetuese per te rrezuar VKM-ne Nr.377 qe i kalon pronesine e Teatrit Kombetar bashkise Tirane.
Ky sulm ndodh me ngut ne nje kohe kur qytetaret e bashkuar dhe ne bashkepunim me Europa Nostra kane gjetur burimin e fondeve per restaurimin e teatrit.
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit i ben thirrje bashkise Tirane dhe Keshillit Bashkiak Tirane te heqe dore urgjentisht nga cdo perpjekje per te proceduar me aktin antikushtetues te marrjes ne dorezim te prones se Teatrit Kombetar.
Teatri Kombetar eshte prone e gjithe shqiptareve, teatri kombetar mbrohet nga Populli dhe Europa Nostra.
Qeveria i ka shpallur lufte qytetareve dhe ne shprehim vendosmerine dhe vullnetin per t’i shkuar deri ne fund kesaj lufte sic e kemi deshmuar ne 27 muaj rezistence.