Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga stuhitë, shmangni lëvizjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke paralajmëruar edhe për stuhinë që pritet të përfshijë vendin tonë.

Në njoftimin e bërë nga Bashkia shkruhet se moti i keq pritet që të jetë intensitet maksimal nga data 5-7 dhjetor. Ndërkohë që këshillojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme. 

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni në “Facebook” me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!,”- thuhet në postimin e Bashkisë.

Share This Article