Pas Bashkim Bajokut, titull të kampionit të Ballkanit ka siguruar edhe vëllai i tij, Shpëtim Bajoku. Ballkaniku për seniorë po mbahet në Zagreb të Kroacisë dhe doli të jetë garë shumë e suksesshme për vëllezërit Bajoku.
Shpëtimi garoi në finale të kategorisë deri 64 kilogramë dhe e mposhti njërin prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë, Rexhildo Zeneli.
“Edhe Shpëtim Bajoku kampion i Ballkanit. Ai mundi njërin ndër boksierët më të mirë të Shqipërisë, Rexhildo Zenelin”, ka njoftuar FBOXK.