“Bashkimi i PD-së, e vetmja rrugë për t’u përballur me qeverisjen e keqe”- Salianji nga Kavaja: Kudo ka entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se e vetmja rrugë për t’u përballuar me qeverisjen e keqe, është bashkimi i Partisë Demokratike.

Nga Kavaja, ku u takua me demokratët, Salianji deklaroi se “nuk ka më kohë për të humbur”, duke theksuar se kudo ka entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit.

“Banorët dhe demokratët e Golemit nuk kanë asnjë dilemë, as kohë për të humbur. Ata e dinë se bashkimi i PD dhe i çdo faktori opozitar është e vetmja rrugë për t’u përballur me qeverisjen e keqe, me korrupsionin e sundimin e një njeriu.

Të bashkuar siç ishin në zgjedhjet e fundit, në betejen që fituam me rilindjen, ashtu do vazhdojmë në aksionin opozitar.

Kudo në Kavajë gadishmeri e entuziazem për protesten e madhe të 20 shkurtit. Duhet ndryshim”, shprehet Salianji.

Share This Article