Bashkitë e opozitës çojnë 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë referon në Gjykatën Kushtetuese procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, pas daljes nga gjykata tha se kërkesa e tyre ka si objekt konstatimin e antikushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në gjykatë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ademi: Kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor. Objekti i dytë ka lidhje me cerifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentat që tashmë dihen. Dekreti i Presidentit duhej të merrej në konsideratë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështje me rëndësi./Ora News/

Share This Article