I ftuar në ë RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se Shqipëria ka det, por nuk është fuqi detare, në mungesë të investimeve dhe kulturës detare.
“Ne shtrojmë pyetjen a janë shqiptarë fuqi detare në Ballkan? Gjeografikisht jemi një fuqi detare, por nuk mjafton vetëm gjeografia, duhen edhe investimet e kultura detare. Ne nuk i kemi këto elementë sepse rrimë buzë detit dhe hamë mish të pjekur. Ne jemi buzë detit dhe nuk kemi ministri detare. Ne nuk kemi flote detare”, tha ai.