Basir Çollaku: Gramoz Ruçi u shpall non-grata nga SHBA në 2004, Nano bindi DASH të ndërronin mendje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diplomati Agim Nesho u shpreh disa ditë më parë se një zyrtarit të lartë në PS ishte shpallur non-grata shumë vite më parë. 

azetari Basir Çollaku ka zbuluar se ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, personi të cilit, amerikanët i kanë vendosur “non-grata” në vitin 2004. Por ka qenë kryeministri i kohës, Fatos Nano që sipas gazetarit ka bindur DASH, (Departamentin Amerikan të Shtetit) që të hiqte “non-gratan”. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari thotë se “Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?!  Meqe DASH ka dosje…”.

Por nuk është Çollaku personi i parë që flet në media për një zyrtar të nivelit të lartë në PS që është shpallur non-grata. Diplomati Agim Nesho u shpreh disa ditë më parë se një zyrtarit të lartë në PS ishte shpallur non-grata shumë vite më parë.

“Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet. Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani është në  pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.

Reagimet vijnë disa ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata në SHBA. Berisha nuk i ka pranuar akuzat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili e akuzoi publikisht si të korruptuar dhe person që ka minuar demokracinë. Dje ai njoftoi një padi për shpifje dhe vijim të betejës “për dinjitetin njerëzor”.

Share This Article