Basti i çmendur për fitoren e Real Madridit në minutën e 90-të, bastvënësi fitoi 42 mijë euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi realizoi një nga rikthimet më të mira ndonjëherë në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, duke e lënë jashtë Manchester Cityn.

Mbretërit më herët kishin lënë jashtë klube si Paris Saint-Germain dhe Chelsea, ndërsa në finale do të takohen me Liverpoolin.

Mancehster City kishte shënuar i pari me Ruyad Mahrez dhe dukej se gjithçka ishte mbyllur, pasi Real Madridi i duheshin dy gola për të çuar ndeshjen në vazhdime.

Lojtarët e Carlo Ancelottit shënuan në mënyrë të habitshme dy gola në kohën shtesë për të fituar edhe gjysmë ore lojë shtesë, për të fituar pastaj gjatë kësaj kohe.

Rodrygo shënoi dy herë në portën e Edersonit, ndërsa Karim Benzema fitoi një penallti dhe e ktheu në gol.

Bast i çmendur për fitoren e Real Madridit

Kush mund Të besonte në fitoren e Real Madridit? Ndoshta para fillimit, potencialisht në pjesën e parë, por jo më pas golit të Riyad Mahrez dhe padyshim, patjetër, jo pas 89 minutash lojë.

Epo… në fakt, ishte një njeri që e vendoi këtë bast, pak para se të fillonin golat e Real Madridit.

https://twitter.com/CaesarsSports/status/1521966186577252362

Sipas Caesars Sportsbook, një person me fat vendosi të vendosë 1000 dollarë (950 euro) për fitoren e Real Madridit brenda kohës së rregullt vetëm 15 sekonda përpara se Rodrygo të barazonte rezultatet nga pasimi i Benzemas.

Ai mori në shtëpi 45,000 dollarë (42 mijë euro) kur Rodrygo shënoi për 2-1, vetëm disa sekonda më vonë.

Share This Article