Bastien Toma mposhtet nga Arijan Ademi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arijan Ademi ka fituar ndeshjen e mesfushorëve shqiptarë në Ligën e Evropës. Ademi luajti në qendër të mesfushës te Dinamo e Zagrebit që fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Genkut në Belgjikë.

Në qendër të mesfushës te Genku startoi Bastien Toma.

Daniel Munoz i Genkut u përjashtua me të kuq në minutën e 65-të. Menjëherë në minutën e 70-të, Toma la vend për një lojtar tjetër në fushë. Ndërkohë Arijan Ademi luajti deri në minutën e 64-t për gjigantin kroat.

Bruno Petkoviq realizoi dy penallti për Dinamon, ndërsa një gol e shtoi Luka Ivanushec.

Dinamo ka shënuar fitoren e parë në fazën grupore të Ligës së Evropës. Në ndeshjen e parë kishte pësuar 2:0 nga West Hami.

Ndërkohë sulmuesi Albian Ajeti luajti nga minuta e 74-t për Celticun që pësoi 4:0 në shtëpi nga Bayer Leverkuseni.

Share This Article