Bastisjet e zyrave të BBC-së në Indi kanë hyrë në ditën e tyre të dytë, ndërsa hetimi tatimor vazhdon, vetëm disa javë pas publikimit të një dokumentari kritik nga kryeministrit Naredara Modi.
Sipas raportimeve, kontrollet në zyrtarë e medias në Dehli dhe Mumbai kanë vazhduar gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Shumë prej punonjësve janë mbajtur në zyrat e tyre për orë të tëra.
“Autoritetet e tatimit mbi të ardhurat qëndrojnë në zyrat e BBC-së në Nju Delhi dhe Mumbai. Shumë staf tani janë larguar nga ndërtesa, por disave u është kërkuar të qëndrojnë dhe po vazhdojnë të bashkëpunojnë me hetimet në vazhdim”, tha BBC Neës në një postim në Twitter mbrëmjen e kaluar.
Sipas zyrtarëve indianë, BBC po hetohet për evazion fiskal, devijim të fitimeve dhe mospërputhje të ligjit indian.
Hetimi vjen vetëm disa javë pas publikimit të një dokumentari të BBC, India “The Modi Question”, i cili shkaktoi zemërim në qeveri. Dokumentari shqyrtoi tensionet në rritje midis Modit dhe popullsisë pakicë myslimane të Indisë dhe rishikoi pretendimet se Modi ishte bashkëpunëtor në nxitjen e trazirave fetare në Gujarat në vitin 2002, të cilat vranë 1,000 njerëz, kryesisht myslimanë.
Nga ana tjetër, BBC ka thënë se dokumentari është “hulumtuar në mënyrë rigoroze sipas standardeve më të larta editoriale. Ai përmban intervista me figura nga partia në pushtet Bharatiya Janata (BJP), por qeveria Modi nuk iu përgjigj kërkesave të tyre për koment”.