Batalioni i parë me tanke Leopard 2 nga aleatët perëndimorë mund të arrijnë në Ukrainë nga marsi ose prilli i këtij viti. Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në një konferencë për mediat të mbajtur të mërkurën.
Gjatë një vizite në Varshavë, Poloni, Pistorius u shpreh: “Mendoj se mund ta dërgojmë një batalion në katër muajt e parë të vitit, ose tre muaj ndoshta dhe më pas do të na duhet të ecim sa më shpjet të mundemi sigurisht.”
Pistorius shtoi se bëhet fjalë për 31 tanke.
Ndërkohë, nga ana tjetër disa zyrtarë janë shprehur se Britania e Madhe po sheh mundësitë për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë.
“Britania e Madhe po sheh për të vendosur nëse do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë,” tha zëdhënësi i kryeministrit të mërkurën.
Sipas tij, ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace po vlerëson se cilët nga mjetet fluturuese mund t’i jepen Ukrainën por megjithatë, Downing Street vijon të theksojë se asnjë vendim nuk është marrë ende.