Batalioni rezervë i KFOR-it zhvillon trajnim në Novosellë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Batalioni i Rezervës Taktike të misionit të KFOR-it ka zhvilluar trajnimin “CLS” në kampin në Novosellë.

KFOR ka njoftuar se aktivitete të tilla synojnë të ofrojnë një hap në mes ndihmës së parë dhe aftësive të avancuara në mënyrë që të ndihmohen siç duhet ushtarët e plagosur.

“Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më tej KFOR-i tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Share This Article