“Bayer” nis prodhimin e vaksinave antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania kryesore e farmaceutikës gjermane “Bayer” njoftoi sot pjesëmarrjen e saj në prodhimin e vaksinave COVID-19.

“Pas diskutimeve me qeverinë gjermane, është bërë e qartë se kapacitetet aktuale prodhuese për vaksinat duhet të rriten, veçanërisht për variantet e mundshme të virusit SARS-CoV-2”, tha për gazetarët Stefan Oelrich, presidenti i sektorit të farmaceutikës “Bayer”.

Oelrich sqaroi se “Bayer” do të zgjerojë partneritetin e tij aktual me “CureVac” për të përfshirë prodhimin e vaksinës “mRNA”.

Sipas tij, “Bayer” nuk ka prodhuar ndonjëherë vaksina, por ka aftësitë e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. 

Share This Article