Bayern “i jep leksion” Tottenham, i shënon katër gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayerni dha një sinjal të qartë para fillimit të sezonit të ri, teksa shkatërroi me rezultatin 4-0 Tottenhamin në miqësoren e zhvilluar në “Allianz Arena”. Tifozët bavarez kishin mbushur shkallët e stadiumit dhe skuadra nuk zhgënjeu me paraqitjen e saj.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të me Harry Kane që ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Ky ishte vetëm fillimi i spektaklit bavarez. Skuadra e Vincent Kompany fitoi një penallti pas një faulli ndaj Stanisic, por Kane këtë herë ishte i pafat, duke rrëshqitur dhe dërguar topin mbi traversë, shkruan A2 CNN.

Kaq mjaftoi për në pjesën e parë. Edhe në të dytën, bavarezët vazhduan dominimin. Në minutën e 60-të, këtë herë ishte Coman që shënoi një gol të bukur dhe dyfishoi shifrat.

Në fund, skenën e morën lojtarët e rinj që lanë firmën e tyre në këtë sfidë. 17-vjeçari Karl shënoi një gol të bukur, dhe gjashtë minuta më vonë edhe një tjetër talent, Jonah Kusi-Asare, realizoi një supergol dhe vulosi fitoren 4-0 të bavarezëve. 

Share This Article