Bayern me fitore të leftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern ka arritur një fitore me goleadë sonte kundër Eintracht Frankfurt duke e mposhtur atë në Allianz Arena me rezultat 5-0.

Bayern Munchen ka fituar përsëri me goleadë në Bundesligë duke e mposhtur Eintrachtin e Frankfurtit.

Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar het-trik për skuadrën që fitoi të gjitha tituj vendorë e europianë sezonin e kaluar.

Goli i parë për Bayern erdhi në minutën e 10-të nga Lewandowski. I njëjti lojtar do të shënonte edhe në minutën e 26-të.

Lewandowski do ta kompletonte het-trikun e tij në minutën e 60-të.

Edhe dy gola Bayern do të shënonte më pas gjatë kësaj ndeshje.

Sane do të shënonte në minutën e 72-të kurse i riu Jamal Musiala do të shënonte në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Pavarësisht fitores, Bayern vazhdon të mbetet në vendin e dytë pas Leipzig që është në vendin e parë. 

Share This Article