Bayern Munich e mposhti sonte bindshëm Chelsean në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Ndeshja është zhvilluar në “Stamford Bridge” dhe ka përfunduar me rezultat 0-3.
Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Leëandoëski me një gol e dy asiste, shkëlqyen duke e mposhtur skuadrën e Frank Lampard. Chelsea do ta ketë të vështirë për ta rikthyer rezultatin ndaj Bayernin në Gjermani, në ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen.